Fushë-Kruja e pabindur, me 'jetë' si në normalitet

13 Mars 2020, 08:59 | Përditesimi i fundit: 2020-03-13 09:00:30

Edhe pse një qytet i vogël, lëvizjet kanë vijuar si në një ditë normale, me makina të shumta në rrugë dhe qytetarë të shumtë që lëvizin në këmbë. Bizneset thuajse janë mbyllur të gjitha, por qytetarë të ndryshëm lëvizin nëpër qytet, duke mos respektuar kështu masat ekstreme kufizuese të vendosura nga qeveria, për parandalimin e koronavirusit.

Ndërkohë në daljet e qytetit dhe në akset kryesore ka postblloqe policie të cilët i kërkojnë udhëtarëve autorizimet për të lëvizur.