Fushë-Kruja i rikthehet normalitetit, krijohen radhë në banka

14 Prill 2020, 10:14

Qytetarët e Fushë-Krujës vijojnë të mos respektojnë masat shtrënguese për parandalimin e COVID-19. Dita e martë pas së hënës që ishte pushim sot sjell një realitet krejt tjetër. Grumbullime të mëdha qytetarësh vihen re nëpër hyrjet e bankave të cilat kanë qenë dhe vijojnë të mbeten një problem i madh përsa i përket grumbullimeve masive. Dhe pse ka prezencë të shumtë të forcave të policisë qytetarët vijojnë normalisht rutinën e tyre.