Fushë-Kruja si në ditë normale, të moshuar e fëmijë në rrugë

20 Prill 2020, 11:32

Në Fushë Krujë situata paraqitet si në ditë normale, ku vijon që të ketë të pabindur. Pavarësisht se pensionistëve u është ndaluar dalja shumë prej tyre nuk e kanë zbatuar vendimin duke dalë nga banesa. Nga vëzhgimi që sjell Report Tv në qytet vërehen nga të gjitha moshat që lëvizin lirisht. Ndërkohë që prej dy ditësh tregu është mbyllur nga bashkia për shkak të mungesës së kushteve dhe higjienës.