Fushë-Krujë/ 30 familje të një pallati e kalojnë natën jashtë

1 Dhjetor 2019, 14:35

Banorët e pallatit "Lami.coo" në lagjen punëtori në Fushë Krujë ankohen se pallati i tyre ka pësuar plasaritje dhe çarje nga kati 1 deri në kat të 8 . Ata shprehen para kameras se askush nuk ka shkuar të konstatoj gjendjen apo për tu siguruar atyre strehim dhe ushqim . Janë 30 familje të  këtij pallati të cilët po e kalojnë natën jashtë pasi askush nuk pyet për to. Ato thonë se një grup ustallarësh të dërguar nga firma  kanë filluar të restaurojnë dëmtimet nga jashtë pallatit në mënyrë të kundraligjshme. Ata janë drejtuar në polici për këto drejtime ku kanë bërë dhe denoncim , fill pas kësaj.

'Të vijë një ekspert që të na thotë , se kemi një jave që flemë në makina." tha një banor.

"Jemi trondit sesi kemi dalë gjallë nuk e di." tha një banore tjetër.