Fushë-Krujë/ Makina përplas rëndë pastruesen, dërgohet me urgjencë tek Trauma

22 Nëntor 2019, 08:46

Fushë-Krujë- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Fushë-Krujës ku një autoveturë ka përplasur një pastruese teksa punonte.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen S.M.T, ndërsa pastruesja 45-vjeçare ka marrë plagë e fraktura të shumta. Si pasojë ajo është dërguar menjëherë për në spitalin e Traumës .

Ndërkohë polica ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur të plotë këtë aksident.