Fushë-Krujë, pallatit i vihet shiriti si i pabanuar, banorët në protestë: Nuk kemi marrë as bonus qiraje

10 Qershor 2020, 10:15

Banorët e një pallati në lagjen Kastriot i vjetër në Fushë Krujë kanë dalë sot në protestë, pasi ditën e djeshme pallati i tyre u shpall i pabanueshëm nga tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar.

Banorët shprehen se pas tërmetit pallati pësoi çarje dhe një pjesë u shpall i pabanueshëm, ndërsa një pjesë tjetër jo.