Fushë-Krujë, qindra hektarë në tokë nën ujë pas reshjeve të dendura të shiut!

23 Dhjetor 2019, 08:20

Qindra hektarë tokë në Fushë-Krujë kanë mbetur nën ujë pas reshjeve të dendura të shiut të nisura që nga pasditja e të shtunës. Në fshatin Murqinë rreth 30 banesa janë të rrethuara nga uji, por deri tani nuk raportohet për përmbytje.