Gjatë një inspektimi që kryeministri Edi Rama ka bërë në disa pallate të pabanueshme, ka parë disa persona që qëndronin akoma në këto pallate.
Rama u ka kërkuar atyre që të marrin plaçkat dhe të shkojnë në hotel ose në shtëpi me qira, që do t’i paguajë shteti.
“Zbrit poshtë, hajde zemër. O Zot!”- është drejtuar kryeministri Rama banores që po qëndronte ende në pallat.
Ai i ka bindur banorët që ende po qëndronin në pallat, që të shkonin në hotel ose të gjenin shtëpi me qira.
“Hajde. Bëni placket, do t’ju marrin t’ju çojnë në hotel deri në momentin që gjeni një shtëpi me qira.”-tha Rama.
Teksa Rama po bisedonte me 4 të moshuar, një i ri ka zbritur nga kati i katërt i pallatit, ku kishte edhe këmbën e thyer.
Kreu i Qeverisë, i ka kërkuar të riut që të mos rrijë më në pallat por të dalë sepse është e rrezikshme