Fushë-Krujë/ Shpërthim me eksploziv në një automjet, ja kush ishte shënjestra

7 Prill 2019, 22:29

Një shpërthim ka ndodhur pak minuta më parë në periferi të qytetit të Fushë-Krujës.

Mësohet se ka shpërthyer një sasi eksplozivi e cila ishte vënë në një makinë tip Golf 6 e parkuar në oborrin e një shtëpie.

Makina është në pronësi të shtetasit Saba Xaka, ndërkohë që nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.