Futbolli ndërton tre shtëpi të dëmtuara nga tërmeti në Bubq, Duka: Qeveria të lejojë tifozët pë ndeshjen e Kombëtares

11 Mars 2021, 17:08 | Përditesimi i fundit: 2021-03-11 17:31:31

Armand Duka  kërkon që qeveria të  lejojë tifozët në stadium për ndeshjen e kombëtares me Anglinë. Këtë kërkesë ai e bëri nga Bubqi ku bashkë me homologët e tjerë inspektuan rindërtimin e tre shtëpive nga federatat e futbollit

Armando Duka, president i FSHF-së: “Vërtet shëndeti është i pari, por ne kemi bindjen dhe në bazë të kësaj kemi bërë kërkesën tonë, që stadiumi Air Albania i plotëson të gjitha kushtet për të respektuar protokollin dhe për të mos pasur rrisqe apo ekspozime ndaj pandemisë.”

Kurse Agim Ademi, presidenti i federatës së futbollit në Kosovë, foli për problemet diplomatike që po krijohen në Spanjë për ndeshjen e kualifikueseve të Botërorit ndaj ‘dardanëve’. Kjo pasi Spanja ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Agim Ademi, presidenti i federatës së Kosovës: “E kam pa si zhurmë në media dhe jo si diçka reale sepse UEFA i ka sqaruar të gjitha gjërat paraprakisht para se të hidhet shorti. Më vonë çdo gjë që përcaktohet do të vazhdojë në atë mënyrë.”

Presidenti i rizgjedhur i federatës italiane të futbollit, Gabriele Gravina pasi mori falenderimet nga Duka, kujtoi momentet e veshtira të tërmetit në Shqipëri.

Gabriele Gravina, president i federatës italiane të futbollit: “Ky ishte një moment tejet i vështirë, të cilin e përjetuam edhe ne në Itali. Ashtu si edhe futbolli këto ngjarje tregojnë se popujt bashkohen. Janë pikërisht këto momente ku dalin në pah njerëzit e afërt dhe miqtë.”