Futbolli prek fundin në kohë koronavirusi, lojtarët: Jemi edhe familjarë, FSHF dhe qeveria të mendojnë për ne

7 Maj 2020, 14:57

Ndërprerja për shkak të koronavirusit e ka çuar në një situatë dramatike futbollin. Qeveria vendosi të mos i trajtonte me pagë lufte, ndërsa FSHF vendosi dorën në zemër vetëm për ata klube që janë private. Në një intervistë për ‘report TV’ futbolistëve të kategorive të ulta shprehen se kjo ndarje e federatës nuk është e drejtë.

Migel Metani, futbollist i Tërbunit: “Kjo më duket se nuk është shumë e drejtë përderisa ne jemi të gjithë në një federatë. Në këto moment që flasim akoma se kemi përfituar pagën e luftës, se jemi edhe familjarë, kemi patur edhe ne problemet tona, kështu që presim të bëhet më e mira.”