Futbolli shqiptar del nga karantina! Kampionati rinis në 3 qershor

13 Maj 2020, 13:10 | Përditesimi i fundit: 2020-05-13 15:28:12

TIRANE-Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur së bashku me klubet e Kategorisë Superiore që kampionati të rinisë në datë 3 qershor, ndërsa tashmë fjalën e fundit e ka qeveria. Disa nga presidentët e ekipeve, mes tyre i Partizanit, Gaz Demi u shpreh se ishte për ndërprerjen dhe mbylljen e kampionatit me këtë renditje që është tani, por UEFA ka vendosur si kusht përfundimin. Më herët është vendosur që stërvitja individuale të rinisë në 18 maj.

"Nëse qeveria e ndryshon këtë, nëse merr një vendim ndryshe do të respektojmë vendimet e qeverisë. Jemi në kushte të reja. Tamponet? Unë nuk jam mjek, vendimi është protokolli, të gjithë do u matet temperatura para stërvitjeve dhe ndeshjeve, nëse ka shenja do të ketë teste dhe tampone. Unë nuk kam frikë" tha Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.