Futbollistët e Vllaznisë bojkotojnë stërvitjen, kërkojnë rrogat e prapambetura

21 Maj 2020, 18:45

Futbollistët e Vllaznisë kanë bojkotuar sot stërvitjen për shkak se kërkojnë rrogat e prapambetura.

Ata kërkojnë pagat e muajit shkurt mars dhe prill të cilët janë bllokuar nga Këshilli Bashkiak. Kjo ishte stërvitja e katërt që pas lejimit të stërvitjeve nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.