'Fute çelësin poshtë...ca punë, ca llafe'! Rama në Priskë, por nuk hapet dera e shtëpisë së re

2 Shkurt 2020, 13:59 | Përditesimi i fundit: 2020-02-02 17:06:15

TIRANË-Mesditën e sotme, kryeministri Edi Rama ishte në Priskë në shtëpinë e re të familjes Dervishi, pasi e vjetra u dëmtua nga tërmeti i shtatorit. "Ne themi çfarë bëjmë dhe bëjmë çfarë themi, me punë të palodhur, vullnet të palëkundur e durim të madh" tha Rama. Gjatë bisedës nuk munguan edhe batutat, që në momentin e parë teksa me vështirësi u hap dera.

Biseda e kryeministrit Rama në familjen Dervishi
Nuk hapet dera

Edi Rama: Fute edhe çelësin poshtë, e kanë mbyllur dy herë.

E zonja e shtëpisë: Ju falenderoj shumë që më bëtë me shtëpi

Erion Veliaj: I kemi miqtë nga Holanda, le të vijnë edhe ata

I zoti i shtëpisë: Jam shumë i kënaqur, se kam qenë për ibret

Erion Veliaj: Shtëpia e vjetër ishte me qerpiç, baltë, sajesë

Edi Rama: Po ishte keq?

I zoti i shtëpisë: Po shumë keq.

Edi Rama: Me notat si jeni?

Fëmijët: Nga nënta e poshtë

Rama: Nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë këtë (Të qeshura)

Erion Veliaj: Do i rregullojmë cikë notat

Edi Rama: Nga nënta e lart

Erion Veliaj: Po merr dhjetë për sinqeritetin

Edi Rama: Këta kanë filluar...pse nuk mbajnë për dy muaj. Por ne nuk po rrimë, por janë shumë, mijëra. Duhet me bë, ku do i bëjmë, se jo të gjitha do të bëhen aty ku janë, disa do të afrohen me njëri tjetrin, pastaj studimet gjeologjike, pastaj planet, projektet, pastaj procedura për përzgjedhjen e kompanive. Si qenka kjo punë kështu, thonë dy muaj dhe rrinë në facebook. Është ndarë kjo punë, disa me punë dhe disa me llafe. Kazani i madh, vlon kazani gjithë ditën. Profeti thotë se Allahu kë do më shumë i jep një gocë.

    No videos found.