Futen 5 shqiptarët e parë në atdhe nga Kakavija, do të karantinohen 14 ditë në hotel

8 Prill 2020, 12:39 | Përditesimi i fundit: 2020-04-08 12:42:47

5 qytetarë shqiptarë janë pranuar të futen në atdhe me kushtin për t'u karantinuar 14 ditë në një hotel me shpenzimet e tyre. Gazetari i Report Tv, Piro Nase raportoi se një hotel pranë kufirit ka mirëpritur 5 shqiptarët e parë, mes të cilëve nuk ka gra apo fëmijë. Ata do të qëndrojnë në hotel për 14 ditë, ndërkohë që shpenzimet janë në masën 70% më lirë se çmimet normale të qëndrimit të një nate në hotel.