Gabime me bankat, mbi 2.7 mijë punonjës pa pagë luftë! Tatimet: Korrigjojini llogaritë deri në 31 gusht

27 Gusht 2020, 14:49

Teksa kanë mbetur edhe 4 ditë nga përfundimi i afatit, që kanë punonjësit për të korrigjuar llogaritë bankare në mënyrë që të përfitojnë pagat e luftës, Drejtoria e Tatimeve njofton se janë edhe 2786 llogari të pa rregulluara.

Pra, deri më tani këta punonjës nuk e kanë marrë pagën që ju takon për shkak se llogaria e tyre është dërguar gabim. Gabimi është bërë në emrin e bankës dhe në të dhënat e IBAN, për këtë arsye Tatimet në faqen e tyre kanë publikuar edhe formularin që duhet të plotësojnë individët që të marrin ndihmën që ju takon.