Gafa e dyfishtë e Bashës: Nderojmë sot flamurin e Kastriotëve që u ngrit në ...1944

28 Nëntor 2018, 11:14

Shifrat duket se janë fobia e Lulzim Bashës. Edhe sot në Ditën e Flamurit, kryetarit demokrat nuk i ka shpëtuar një gafë kur ka ngatërruar datën e ngritjes së flamurit në Krujë.

Nga Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, Basha u shpreh se sot nderojmë flamurin e Kastriotëve, sipas tij i ngritur në Krujë në 28 nëntor të vitit 1944. Kreu demokrat e korrigjon shpejt, por duke gabuar sërish.

 “Sot përkulemi me nderimin më  të thellë para simbolit tonë kombëtar, flamurit të Kastriotëve që u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre më 28 nëntor 1944... 1444”, tha Basha. 

Mirëpo edhe korrigjimi i Bashës është i pasaktë. Kjo pasi flamuri i Kastriotëve për çlirimin e Krujës është ngritur në vitin 1443.