Galeria e Arteve në 7 muaj vetëm me 1 ekspozitë, artisti Ardian Isufi: Gjendja alarmante

20 Korrik 2018, 23:00

Galeria Kombëtare e Arteve në shtatë muaj ka prezantuar vetëm një ekspozitë. Drejtori i ri, Erzen Shkololli, i kontaktuar nga “Report Tv” për të biseduar për platformën e tij, për kalendarin, por jo vetëm kthen përgjigjen, se ky takim do të bëhet kalendari të jetë gati. Ndonëse, shtatë muaj në krye të këtij institucioni publiku vazhdon, që të jetë ende i paqartë se çfarë po ndodh më GKA.

Dekani i Arteve Pamore, Ardian Isufi në një intervistë shpjegon se çfarë dëmi po pëson arti pamor në vendin tonë me këtë mënyrë menaxhimi. Ai ndalet edhe tek ndryshimi i emrit të GKA, në Muze të Arteve të Bukura pamore. 

Të gjitha institucionet e tjera kulturore këtë javë mbyllin sezonin artistikë, prandaj kalendari i premtuar për në Galerinë e Kombëtare të Arteve shpresojmë ta mësojmë pas pushimeve në vjeshtë.