Ganaj sot si Shqiptarja.com: Mbi 50% e njerëzve të drejtësisë me probleme, në 2019 pa gjykatë Apeli

12 Korrik 2018, 13:01 | Përditesimi i fundit: 2018-07-12 16:15:21

Kryetari i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) Shkëlqim Ganaj ka raportuar sot në Komisionin e Ligjeve për vitin 2017. Ai u shpreh se institucioni ka pasur një ngarkesë të madhe, pasi ka punuar për kontrollin e pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve, që po kalojnë në Vetting. Për 2017, ai tha se janë 300 zyrtarë që janë kapur me shkelje nga 7 mijë deklarata që janë plotësuar.

Puna kryesore në 2017 ka qenë kontrolli i Jemi përballur me një ngarkesë shumë të madhe, për raportet për gjyqtarët dhe prokurorët që po kalojnë në vetting. Në 2017 janë plotësuar 7 mijë deklarata, janë vendosur 440 masa administrative, 300 zyrtarë me shkelje të ligjit, janë referuar në organet kompetente 32 zyrtarë.

Shkëlqim Ganaj

Referuar bllokimit të Gjykatës Kushtetuese, pasi anëtarët i kapi vetingu, kryetari i ILDKPKI u shpreh se me këtë ritëm vitin tjetër nuk do të kemi as gjykatë Apeli.

Gjyqtarët e Apelit kanë problemet më të mëdha. Vitin tjetër do të jemi edhe pa gjykatë Apeli me këtë trend

Shkëlqim Ganaj

Një problem që ka dalë në pah në muajt e fundit lidhet me gjetjet e ILDKPKI, që ka prezantuar Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Edhe pse ILDKPKI i nxirrte subjektet në rregull me pasurinë, KPK pjesës më të madhe u ka gjetur shkelje. Por si shpjegohet një gjë e tillë nga Shkëlqim Ganaj? Ai tha se fajin për një gjë të tillë e ka ligji, pasi nuk i jep akses të plotë për të kontrolluar.

ILDKPKI është i kufizuar, qoftë edhe në sistemin TIMS, ne kemi akses në banka, hipoteka dhe takime dhe këtu mbyllet historia jonë. Ndërsa Vettingu ka akses më të madh në kompetenca dhe kohë.

    No videos found.