Gara për aeroportin e Vlorës, Balluku: Rinis aty ku u ndërpre nga COVID-i, zhbllokohet në qershor

1 Maj 2020, 17:58

Kryeministri Edi Rama vijon inspektimet në qarkun e Vlorës. Pas shëtitores, ai u ndal te bypass-i në Vlorë duke parë nga afër punimet. "Në bypassin Vlorë punimet po ecin me ritme të larta. Në kilometrin e parë ka nisur asfaltimi, ndërsa në pjesët e tjera po punohet për shtresat rrugore dhe veprat e artit. Dhe më tej nisim lungomaren 3 drejt Radhimës, aksin e ri Orikum-Dukat si edhe procesin për tunelin e Llogarasë - një kompleks kantieresh të reja që e çojnë në nivel europian infrastrukturën kryesore të Vlorës dhe krejt zonës turistike të bregdetit Jonian" tha Rama.

Ministrja Balluku i shpjegoi më tej kreut të qeverisë ecurinë në këtë segment. "Jemi në km e 27, km i 29 është në fund. Po punohet ritme të shpejta. Kompania ka marrë përsipër edhe disa pjesë, që e kemi pasur problem ku janë hedhur inertet, rruga ka 5 ura, nga të cilat kemi edhe një të vogël, të cilat pas tërmetit janë studiuar duke i futur në parametrat anti-sizmike. Kemi 15 rrethrrotullime, që të gjitha i kemi zgjidhur edhe problemin me zonën e varrezave. Tani mund ta quaj se kjo vepër po ecën me ritme të mira. Kemi qenë pak me vonesë me grafikun, por tani jemi në hapat e duhura" tha ajo.

    No videos found.