Gara për deputetë, rikthehen në PD Cara e Teliti! Bardhi: PD do të luftojë për lista 100 % të hapura

3 Tetor 2020, 15:26

Anëtarësia e PD-së së Durrësit voton sot emrat e kandidatëve të propozuar për deputetë. Janë 3150 anëtarë të cilët do të votojnë listën me 27 emra. Votimi ka nisur në orën 10:00 dhe mbyllet në 18:00.

Ndryshe nga herë të tjera votohet kundra dhe jo pro, në mënyrë që të shmangen lobimi.

Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi teksa ndjek nga afër procesin shprehet se PD do të luftojë për lista 100 % të hapura.

Ndërsa ish-kreu demokrat në Durrës Igli Cara, i distancuar prej disa vitesh pasi etiketohej si njeri i Olldashit, shprehet se bashkimi i të gjithë demokratëve sjell fitoren më 25 prill 2021.

Mes të rikthyerve në PD është dhe Armand Teliti, i cili kishte ftohur marrëdhenien me partinë pas humbjes së garës për kryebashkiak në 2007-ën. Më poshtë është lista me 27 emrat për të cilët po voton sot anëtarësia e PD në Durrës.