Gara për Kryeprokurorin! Shkon në Kuvend lista me tre emrat, i pari Olsian Çela

22 Nëntor 2019, 13:12

TIRANE-Brenda 30 ditëve Shqipëria do të ketë emrin e ri të Prokurorit të ri të përgjithshëm me mandat të plotë 7-vjeçar. Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka dërguar sot Kuvendit listën me tre kandidatët për Kryeprokuror. Pas intervistimit nga KLP-ja dhe renditjes së kandidatëve, nuk pati asnjë ankesë. Tashmë emrat do i shkojnë Kuvendit për të zgjedhur mes tre kandidatëve.

I pari në listë u rendit prokurori Olsian Çela me 459 pikë, ndjekur nga kryeprokurorja aktuale me mandat të përkohshëm Arta Marku me 406 pikë dhe prokurorja Fatjona Memçajm me 362 pikë. Prokurori i Përgjithshëm do zgjidhet me tre të pestat e votave.