Gara presidenciale në SHBA, paralajmërohen ndërhyrje nga Kina, Rusia dhe Irani

8 Gusht, 16:33

Kina, Rusia dhe Irani janë mes vendeve që po kërkojnë të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale në SHBA që do të mbahen në  nëntor të këtij vit, paralajmëron shefi I lartë i inteligjencës amerikane.

Në një komunikatë të drejtorit të Kundërzbulimit amerikan, William Evanina thuhet se, disa shtete të huaja po përdorin mënyra të fshehta dhe të dukshme për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2020.

Në deklaratë theksohet se Kina nuk i preferon rizgjedhjen e presidentit aktual Donald Trump si president i vendit. Sulmet e vazhdueshme ndaj qeverisë kineze, konflikti për rrjetin 5G , Tik tok dhe ndërhyrja në Hong Kong, u jep atyre sigurinë se do të ndikojë dukshëm në fushatën elektorale.

Në anën tjetër thuhet se Rusia do të bëjë të pamundurën që Joe Biden të mos zgjidhet president i vendit. Irani po përpiqet të "minojë institucionet demokratike të SHBA", duke përhapur dezinformata dhe "përmbajtje anti-amerikane" në internet, të bindur se një mandat i dytë i Trump do të jetë i dëmshëm për vendin.

Vende të huaja po përpiqen që të ndikojnë në preferencat e votuesve, të ndryshojnë politikat e SHBA, të rrisin mosmarrëveshjet në vend dhe të minojnë besimin e amerikanëve tek proceset demokratike, por sipas tij kjo gjë do të jetë tejet e vështirë për tu arritur.

Lëshimi i deklaratës vjen pasi anëtarët e partisë Demokratike shprehën shqetësimin për përpjekjet e kombeve të huaja për të ndikuar në votim.

Kategori të tjera