Garancia sovrane/ Kredia duhet të shlyhet brenda 2 vitesh! Mbulon vetëm 3 muaj pagë të punëtorëve

8 Prill 2020, 16:09

TIRANE-11 miliardë është garancia sovrane e vënë në dispozicion të 12 bankave të nivelit të dytë që duhet të japin kredi për bizneset e prekura nga masat kundër COVID-19, në mënyrë që subjektet të paguajnë punonjësit e tyre. Kredia do të jetë me normë interesi preferenciale dhe që nuk do të jetë më e lartë se 2.85%, ndërkohë risku i kredisë i kalon automatikisht shtetit. Që nga momenti që aprovohet kredia nga banka e nivelit të dytë, biznesi do të ketë 2 vite afat për ta shlyer atë me këste.