Garda bën thirrje për të ruajtur qetësinë, protestuesit marrin me forcë foninë

16 Shkurt 2019, 12:52

Gjatë momenteve të përplasjes mes dy palëve garda ka bërë thirrje për ndërprerje të veprime të dhunshme. Ajo ka thënë se duhet të ruhet qetësia duke i kujtuar qytetarëve se veprimet që po kryejnë përbëjnë vepër penale.

Garda i është drejtuar edhe punonjësve të policisë duke i kërkuar atyre të zbatojnë ligjin.

Gjatë këtyre momenteve disa protestues kanë marrë me forcë foninë e gardës që bënte thirrje për neutralizim të situatës.