Garda Mbretërore e Norvegjisë performon në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, Veliaj: Paqja asnjëherë nuk duhet marrë si e mirëqenë

2 Qershor 2022, 17:00

Garda Mbretërore e Norvegjisë, në bashkëpunim me Orkestrën Frymore të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, performuan dje në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. E konsideruar si një nga më të mirat në botë, performanca e tyre u ndoq nga qindra qytetarë në rrugët e kryeqytetit.