Gardistët u dënuan vetëm për pakujdesi...9 vjet më pas, 21 Janari, ende në Gjykatën e Lartë!

21 Janar 2020, 13:33

TIRANE - Treshja e gjyqtarëve Agim Bendo, Ervin Metalla dhe Evjeni Sinojmeri, në shtator të vitit 2013, dënuan me vetëm vit burg ish-kreun e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, i akuzuar për vrasjen Faik Myrtajt si dhe me 3 vjet burg Agim Llupon i akuzuar për vrasjen e Ziver Veizit në protestën e 21 Janarit 2011. Ata i shpallën ‘vrasje pa dashje’ ekzekutimin e Faik Myrtajt dhe Ziver Veizit nga Ndrea Prendi dhe Agim Llupo në protestën e 21 Janarit 2011. Prokuroria kishte kërkuar 23 vjet burg për Ndrea Prendin dhe 25 vjet për Agim Llupon. Vrasje e dy protestuesve të tjerë Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës mbetën pa autor. Gjithashtu pa autor mbetën edhe plagosjet me armë zjarri të gjashtë protestuesve të tjerë, përfshirë edhe gazetarë. Në prill të 2016, tre vjet më vonë, Kolegji Penal pranë Gjykatës së Lartë, i përbërë nga Edmond Islamaj, Artan Zeneli, Aleksandër Muskaj, Guxim Zenelaj dhe Shkëlzen Selimi la në fuqi vendimin e gjykatës së Apelit Tiranë, duke i vënë kapak çështjes së 21 Janarit. Vendimmarrja është e paprecedentë pasi gjyqtarët pranuan provat e prokurorisë për autorët e vrasjeve, por i konsideruan vrasje nga pakujdesia, me logjikën se vrasësit nuk i njihnin viktimat e tyre. Sipas kësaj logjike, edhe terroristët që hedhin vende publik në erë, të cilët sigurisht nuk mund t’i njohin viktimat që janë vizitorë apo kalimtarë të rastit, vrasin nga pakujdesia. Por, në vendet demokratike personat që hapin zjarr nga një apo shumë njerëzve, pavarësisht nëse i njohin apo jo, dënohen si vrarës apo terroristë. Po çfarë ka ndodhur me tetë gjyqtarët që shpëtuan vrasësit e 21 Janarit? Si u përballën ata me Vetingut? Cili është sot fati i tyre?Gardistët u dënuan vetëm për pakujdesi...9 vjet më pas, 21 Janari, ende në Gjykatën e Lartë!

Ndëshkimi i autorëve direktë të vrasjes së katër demonstruesve në bulevardin Dëshmorët e Kombit më 21 janar 2011 është një shembull i qartë i kapjes së drejtësisë nga politika. Ndonëse Prokuroria kërkoi dënimin e kreut të Gardës së Republikës dhe pesë gardistëve të tjerë për shpërdorim detyre me pasoja të rënda, Gjykata e Apelit mori vendimin përfundimtar duke dënuar vetëm Ndrea Prendin me një vit dhe Agron Llupon me tre vjet burg.

Që në ditët e para, ish-kryeministri Sali Berisha u angazhua direkt dhe publikisht në mbrojtjen e autorëve të krimit, duke strehuar në Kryeministri të kërkuarit ngë Prokuroria, duke sulmuar ish-presidentin Bamir Topi dhe ish-kryeprokuroren Ina Rama. Sipas organit të Akuzës, vepra penale ishte kryer me dashje dhe jo nga pakujdesia. Por cilësimi që i bëri gjykata e Apelit ishte i tillë, që u kalua në një dënim shumë më të butë, sepse vrasja u cilësua si e bërë nga pakujdesia. Në këto raste, dënimi maksimal është 5 vjet burgim, ndërkohë që vendimi ishte nga një deri në tre vjet.