“Gardistin e kam takuar në Elbasan”/Dëshmia shokuese për të riun

6 Maj 2020, 19:05

Pasditen e sotme në emisionin investigativ “Pa Gjurmë” u risoll historia e gardistit të humbur para 9 ditëve në Sauk. I riu doli nga shtëpia mëngjesin e 27 prillit për në punë dhe nuk u kthye më. Dëshmia e parë mbërrin në emision, ku një zotëri tregon se e ka takuar në qytetin e Elbasanit, pranë shinave të trenit. Dëshmitari e kishte takuar edhe nëntorin e kaluar gardistin në Tiranë dhe është i bindur se ai ndodhet në këtë qytet. Ndërkohë, stafi i “Pa Gjurmë” po bashkëpunon edhe me uniformat blu të Elbasanit.