Kryeministri Edi Rama tentoi të bëhet edhe ai pjesë e emocioneve të Botërorit, duke komentuar golat e shqiptarëve të Zvicrës kundër Serbisë. Por kreu i qeverisë bëri një lapsus kur tha se Zvicra fitoi me golat e Shqirit dhe...Gashit. Por menjëherë i vjen në ndihmë Veliaj se lojtari tjetër shqiptar që shënoi ishte Granit Xhaka.
Projekti për sheshin "Skënderbej" është bërë nga një skuadër që ngjan shumë me Zvicrën. Sicc Zvicra nuk kishte asnjë shans të fitonte pa Shaqirin e pa Gashin e shqiptarët që ka brenda...(Ndërhyn Veliaj: Xhakën, Xhakën) dhe ne nuk do kishim asnjë shans pa ju emigrantët belgë në Shqipëri (përmend arkitektët belgë të sheshit "Skënderbej"). Janë adoptuar nga skuadra kombëtare që ne kemi ngritur për këtë projekt. Iu dorëzoj këtë certifikatë mirënjohje.