Gati për në Durrës/ 2 shoferë shqiptarë kapen më 196 karta identiteti Italiane në Bari

11 Nëntor, 15:42

Policia kufitare italiane në bashkëpunim me autoritetet doganore kanë sekuestruar në Portin e Barit 196 karta identiteti italiane të vjedhura. Në pranga janë vënë 2 shqiptarë shoferë të një autobusi linje Shqipëri- Itali. Autobusi pa pasagjerë po udhëtonte nga Bari drejt portit të Durrësit.

Kartat e identitetit u gjetën në një vend të fshehur pranë shoferit të izoluar me nastro. 196 kartat italiane të identitetit ishin të bardha të paplotësuar e rezultojnë të jenë vjedhur 4 vite më parë, më dhjetor të 2015 në  komunën e Piacenzës.

Dy shoferët shqiptarë kanë rrëfyer se pako me karta u është dorëzuar nga një shtetas italian të cilit nuk i dinë identitetin. Ai i ka paguar 20 euro për dorëzimin e tyre tek një person i tretë që i priste në portin e Durrësit.

Ky rrëfim rezulton pak i besueshëm për autoritetet italiane të cilët me urdhër të Prokurorisë së Barit kanë nisur një proces hetimor e dy shoferët shqiptarë janë denoncuar në hetim të lirë.

Sipas autoriteteve italiane, kartat e identitetit autentike të shtetit italian do të shërbenin për tu shfrytëzuar nga organizatat kriminale me aktivitet në trafikun e emigracionit klandestin.

Operacione të mëparshme të autoriteteve italiane kanë zbardhur një kartë identiteti italiane me fotografi dhe e plotësuar me identitetin e personit që i shitet është paguar dhe 5 mijë euro në tregun ilegal.

196 kartat e sekuestruar do të sillnin për grupet kriminale një përftim me miliona euro.

Kategori të tjera