'Gazetarët anglez më pyetën a i kam bërë detyrat e shtëpisë!' Nallbani, 17-vjeçari mitik që vendosi rekord në Wembley: Kur u kthyem në Shqipëri sigurimi na mbajti magnetofonat

27 Mars 2021, 13:15

Blendi Nallbani është ish-portieri kombëtares që sot e kësaj dite e ka emrin me gërma të arta në stadiumin mitik të Anglisë Uembli. Për Report Tv ai tregon pyetjet me ironi që gazetarët anglez i bënin në 1989, ndërsa rrëfen edhe surprizën që tifozët kosovarë i bënë në londër, por nuk i përshëndetën dot pasi nuk i lejonte sigurimi komunist.