Gazetari Elton Qyno: Në burgun e Reçit gardiani nga Shkodra infektoi me COVID të dënuarit

28 Prill 2020, 14:19 | Përditesimi i fundit: 2020-04-28 14:23:43

Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno deklaroi se në bazë të burimeve nga drejtoria e Burgjeve, në burgun e Reçit dyshohet se janë infektuar me COVID disa të dënuar. Sipas tij, infeksionin e ka përhapur një gardian nga Shkodra që punon në burgun e Reçit.  Theksojmë se institucionet kanë mohuar të infektuarit në burgun e Reçit.

"Në burgun e Reçit një gardian nga Shkodra dyshohet se ka infektuar të dënuarit. Në Reç është burgu më i madh në veri. Burgu i Shënkollit u dëmtua nga tërmeti dhe të dënuarit dhe u dërguan në Reç dhe problem janë hapësirat.Deri tani nuk ka pasur viktima fatmirësisht, por nuk po arrihet të menaxhohet për shkak të mungesës së ambienteve. Te 313-ta qelitë e përcaktuara për izolimin nga "41 bis'- u kthyen në dhoma spitalore, ndërkohë që ishin me destinacion tjetër. Disa nga të prekurit janë transferuar në spitalin e burgut" tha Elton Qyno.