Gazetari i bashkohet nismës 'Adopto një gjyshe': Kur vendos zemrën të parën, çdo gjë bëhet më e bukur

5 Prill 2020, 11:26

Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur që i janë bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës, 'Adopto një gjyshe'. Kësaj here iu bashkua edhe gazetari Eraldo Rexho. Ai e ndan këtë eksperiencë në rrjetet sociale dhe thotë se kjo nismë ia bëri ditën më të bukur.
"Adopto një gjyshe", ishte ftesa më e bukur që mund të merrja për të dalë nga shtëpia këtë javë. Gjyshërit.. në veçanti gjyshet, janë pjesa më e bukur në jetën e të gjithë atyre që kanë mundur t'i jetojnë, t'i kenë pranë. Dhe sot, me gjyshet e mia në mendje shkova për t'i vizituar dhe për t'i thënë 3 prej nonave më fantastike në Tiranë (Hurme, Bajame, Meliha) se nuk janë vetëm. Faleminderit Bashkia Tiranë dhe Anisa Ruseti që më kujtuat edhe një herë se kir vendos zemrën të parën çdo gjë bëhet më e bukur.",shprehet gazetari.