Gazetari shqiptar në SHBA: Këtu i ndalojnë njerëzit në rrugë për të bërë analizat për koronavirusin

17 Mars 2020, 22:25

Gazetari shqiptar Ervis Xholi nga SHBA-ja në një lidhje me Skype me emisionin Repolitix në Report Tv u shpreh se Amerika ka filluar testet për koronavirus në rrugë. "Sot në Ohio makinat në autostradë hyjnë në një xhep, aty janë disa mjekë dhe marrin kampionët e gjakut" tha ai.