Gazetari shqiptar në Suedi rrëfen për Report Tv: M'u infektua babai, s'i fshija dot as djersët!

12 Prill 2020, 12:55 | Përditesimi i fundit: 2020-04-12 18:36:27

Suedia është një nga vendet që nuk ka marrë masa shtrënguese kundër përhapjes së koronavirusit, ndërsa të infektuarit dhe viktima po rriten me ritme të shpejta. Mes të infektuarve në këtë vend ka edhe shqiptarë. Njëri prej tyre është babai i gazetarit Ervin Dushi, i cili nga Suedia në një lidhje me Skype në Report Tv me gazetarin Besard Jacaj tregon gjendjen. "Babai im ishte prej një jave në oksigjen. Simptomat ishin të njohurat, probleme më frymëmarrje, kollitje dhe temperaturë. Përjetimi ishte dicka shumë e vështirë sepse ajo që të them më shumë është që nuk mundet as ta vizitosh as ti fshije djersët, apo ti ofrosh një ndihmë, cdo gjë është e izoluar. Kjo ishte pjesa më e tmerrshme" tha ai.  

Por cfarë po ndodh në Suedi? Ervin Dushi ka sjellë në redaksinë e Report Tv një video ku të rinjtë suedezë vijojnë jetën normale në disko e pab-e, ndërsa e vetmja masë kufizuese është që në të njëjtin ambient të mos jenë më shumë se 50 persona. Pamjet, thotë Dushi janë filmuar nga një shqiptar që ka qenë bashkë me dy të tjerë. "Diskot dhe pub-et janë plot përveç disa shkollave që janë mbyllur. Shifrat vijojnë të rriten ndjeshëm. Në festë janë të paktë shqiptarët 3-4 persona, janë vetë ata që kanë bërë videon.