Kryeministri Edi Rama pati dy momente që desh u kthyen në komike sot gjatë pyetjeve të gazetarëve, në konferencën për shtyp që dha në Rinas, fill pas kthimit të tij nga Gjermania, ku u takua me kancelarin Angela Merkel.
I pyetur nga një gazetare për median gjermane “Tagen Spiegel”, e cila sipas saj ka shkruajtur lidhur me një episod në Bundestag mes Ramës dhe deputetit të CDU-së Krichbaum, Rama u përgjigj: “Tagen Spiegel” unë nuk e di se kush është. Kam bërë shumë kontakte me mediat në Berlin, kam dhënë më shumë intervista se ndonjëherë tjetër, për shkak të rëndësisë që ka momenti për ne. Kam sqaruar që në fillim që historia e treguar në Tiranë e përkthyer në Gjermanisht është një histori e kazanit të thashethemeve të Tiranës dhe kam shpjeguar si funksionon kazani në Tiranë.