Gazetarja e Zërit të Amerikës: Biden presidenti më i votuar në 121 vite!

7 Nëntor 2020, 21:59

Menada Zaimi, gazetarja e Zërit të Amerikës në një lidhje për Report Tv ka bërë një panoramim të asaj që po ndodh në SHBA pas fitores së Joe Biden. Ajo tha se nuk raportohen për trazira, kjo pasi janë në pritje të reagimit të Donald Trump. Reagimin e parë të Joe Biden ku tha se "Do jem president i të gjithë amerikanëve, edhe i atyre që nuk më kanë votuar', Zaimi tha se ka dashur që të qetësojë "gjakrat". " Biden Presidenti më i votuar në 121 vite. kemi parë protestues të Trump, nuk duket të ketë trazira sepse edhe mbështetësit ende nuk e dinë si të manovrojnë se të gjitha mediat e kanë bërë të qartë që fituesi është Biden, dhe do duhet të përtypet fillimisht dhe më pas pritet të ketë reagim. Do duhet të pritet se si do të reagojë Trump dhe se çfarë do u thotë mbështetësve të tij. Ka pasur disa manifestime sporadike, kanë qenë të qeta, nuk kanë qenë me përplasje, deklarate Biden kërkon që të qetësojë të gjitha gjakrat e amerikanëve. Dozën e emocionalitetit mund të përcjellësh nga lart poshtë, kështu do duhet të presim reagimin e Trump", tha Zaimi.