Gazetarja i kërkon Ramës të marrë në dorë sanksionet për 'Russia Today' në Estoni!

26 Shkurt 2020, 13:51

Një gazetare nga Estonia i ka drejtuar kryeministrit Edi Rama nëse mund të marrë në dorë sanksionet që i janë vendosur në vendin e saj Russia Today. Me batutë Rama u shpreh se kjo nuk futet në kompetencat e mandatit të tij , duke shtuar se atyre që shpërndajnë lajme të rreme nuk i ndodh asgjë.

Gazetarja: Në Estoni qeveria po ndjek qytetarët që po punojnë për agjencinë që është pjesë e Russia Today. Ajo ka interpretuar ligjin për sanksionet. Estonia e ka vendosur Russia Today në listën e këtyre sanksioneve. Pas kësaj qytetarët tanë kanë qenë subjekt i ndërprerjes së kontratave, u mbyllën zyrat. A mund ta merrni në dorë këtë situatë?

Rama: E dëgjova atë që ju thatë. Është diçka që nuk hyn në mandatin  tim, por do ta mbaj parasysh. M'u kujtua që Sputniku ka nxjerrë shumë lajme të rreme për Shqipërisë dhe nuk i ka ndodhur asgjë. Ai respektohet edhe kur jep lajme të rreme më shumë se reale.