Gazetarja Jean Carroll akuzon Trump: "Më përdhunoi që në takimin e parë”

22 Qershor 2019, 11:53 | Përditesimi i fundit: 2019-06-22 11:53:38

Pretendime të reja për ngacmim seksuale nga ana e Donald Trump.

Gazetarja amerikane Elizabeth Jean Carroll, e njohur si një nga kolumnistet më të famshme në Amerikë, akuzon Presidentin amerikan se e ka ngacmuar seksualisht dhe pastaj e ka përdhunuar atë në dhomën e provës së një dyqani të famshëm në Nju Jork, vetëm pak hapa larg nga Kulla Trump. Episodi i treguar nga Carroll daton 23 vjet më parë.Nga ana tjetër e vijës së sulmit, Trump ka mohuar gjithçka. "Nuk e kam takuar kurrë. Ajo po përpiqet të shesë librin e saj” – reagon presidenti. Pastaj Trump vazhdon reagimin e tij duke pyetur: A ka zonja Carroll ndonjë fotografi, video apo çfarëdo tjetër regjistrimi? Sigurisht që nuk ka asgjë sepse asgjë nuk ka ndodhur asnjëherë”. Presidenti gjithashtu ka sulmuar  revistën Elle si pjesë e një trendi endemik lajmesh të rreme.