Gazetarja Xharra: Politikanët kanë paguar për lobimin e tkurrjes së Kosovës

8 Qershor 2020, 23:06

Gazetarja nga Kosova, Jeta Xharra në një lidhje me skype në emisionin në Report TV, "5 pyetje nga Babaramo" shprehet se ka gjetur një dokument që dëshmon se politikanët kosovarë kanë paguar për lobimin e tkurrjes së vendit të tyre.

"Nuk e kisha menduar që do të gjeja dokument që dëshmonte se shteti im kishte paguar për të lobuar për tkurrjen e vendit. Kosovarët me taksat etyre kanë paguar për të tkurrur vendin. Ministrja e integrimit e asaj kohe kishte qenë nën presion për të nënshkruar marrëveshjen. Në kontratë thuhej që ajo kishte ndihmuar Kosovën që të futej në Europë. Gazetarë francezë të "Le Monde" na kanë ndihmuar. Ishte dëshmi e re për mua. Nuk kemi qenë të vetëdijshëm se në çfarë niveli zyrtar kishte shkuar kjo. Gazetarët thonë që kjo ide ka qenë e shtyrë prej Kosovës, prej Hashim Thaçit, Haradinaj thotë që nuk ka qenë i vetëdijshëm për këto situata", është shprehur Xharra.