Gazi lotsjellës shpërndanë turmën e protestuesve, dhunë te protesta para parlamentit

16 Mars 2019, 14:56

Pas tensionimit të situatës dhe çarjes së kordonit të policisë, efektivët kanë hedhur për herë të dytë gaz lotsjellës duke larguar protestuesit nga hyrja e parlamentit. Në përforcim drejt parlamentit kanë shkuar edhe forca të tjera të FNSH-së. Ndërkohë që përveç efektivit të policisë është plagosur edhe njëri nga protestuesit. Nga të dhënat e para raportohet se i ka shpërthyer një kapsollë në duar duke i shkaktuar dëmtime ne fytyre.