TIRANE-Ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo i ftuar në emisionin '45 Minuta' të drejtuar nga Denis Minga u shpreh se nëse do të ketë një tryezë për zgjidhjen e krizës politike duhet të jenë patjetër edhe ndërkombëtarët, pasi sipas tij garantojnë besueshmëri te negociatat.
Por a do të ulen Edi Rama dhe Lulzim Basha në një tryezë? "Propozimet, ajo mund të vijë në një moment të caktuar, nuk është e thënë të ulen fizikisht. Kontaktet as nuk kanë munguar dhe nuk do të mungojnë. Nëse kërkon uljen e PD-së por jo të aleatëve kërkon përçarjen e opozitës. Nëse do të ketë një tryezë, prezenca ndërkombëtare është një garantor i besueshmërisë së negociatave. Do të ishte gabim nëse PS do të përjashtonte faktorin ndërkombëtar nga tryeza" tha ai.
Por si e komenton Pollo thirrjen e kryeministrit Italian Conte që opozita të mos vendosë kushte dhe të ulet në tryezë me shumicën për të zgjidhur krizën? "Conte i bëri një thirrje kryeministrit Rama që të ishte më i hapur me opozitën për dialog duke filluar nga reforma zgjedhore. Ai i thotë Ramës zgjidh problemin e dialog dhe problemin me opozitën".
Pollo thotë se opozita i qëndron idesë së qeverisë tranzitore. "Socialistët me gjithë zullumet e qeverisë, PS-ja është një parti që ka mbështetje dhe si e tillë duhet të respektohet. Një qeveri tranzitore nuk është dicka e tepruar, mund të ketë një përzierje teknike-politike, është cështje e negociatave, për ne është e rëndësishme të biem dakord për parimin. Ministrat e propozuar nga PD-ja në 2017 u kthyen në rrogëtarë, pasi i bllokonte sekretari i përgjithshëm" tha ai