Gent Ibrahimi: Të shkarkuarit nga Vettingu i ngjasojnë një bilanci lufte

23 Tetor 2020, 12:08 | Përditesimi i fundit: 2020-10-23 16:57:51

TIRANË- Bilanci i të larguarve nga Vettingu, i ngjason një blanci lufte! Kështu e ka cilësuar kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi gjatë një ceremonie për betimin e magjistratëve të rinj.

“Që në ditën e parë të punës ju paguheni më shumë se Presidenti i Republikës, fakt shumë domethënës. Të dhënat nga vettingu kur raportohet për drejtësinë i ngjason një bilanci lufte sa i takon të shkarkuarve”, është shprehur Ibrahimi.