Gërmime arkeologjike në Berat, zbulohet mozaiku në themelet e Xhamisë Mbret

9 Gusht 2018, 17:20

Puna restauruese dhe konservuese në Qendrën Mesjetare Islamike, e cila ndodhet brenda Qendrës Historike, të qytetit të Beratit ka nxjerrë në dritë një pjesë mozaiku, zbukurim i një vepre ndërtimore që mendohet se i përket shek.V-VI si dhe shumë gjetje të tjera arkeologjike, të cilat do të ndryshojnë rrjedhën historike të qytetit, rreth ekzistencës së jetës jashtë kalasë së tij.   

Në Qendrën Mesjetare Islamike që ndodhet shumë pranë qendrës së qytetit, prej një muaji punohet në dy objekte kulti, një xhami dhe një teqe. “Xhamia Mbret” objekt i kategorisë së parë dhe “Teqeja e Halvetive”, që gëzon të njëjtin status, janë në restaurim e sipër.

Dritan Çoku specialist arkeolog pranë Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Berat ka një muaj që po punon me zbulimet pranë objekteve që po restaurohen. Arkeologu ka ndjekur proçesin e konstatimit, gërmimit dhe ka përgatitur raportet për çdo rast dhe tashmë është në pritje të vendimit që do të merret nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë.

Berati prezantohet në kërkimin shkencor nëpërmjet gjetjeve të reja. Gjatë punimeve që po kryhen për punimin dhe restaurimin e  ne qendrën mesjetare islamike në qytetin e Beratit, aty u hasën mbetje skeleëtore. Gjatë gërmimeve u nxorrën në pah pjesë mozaiku shumë ngjyrësh, që mendohet të ketë zbukuruar dyshemenë e një ndërtese të periudhës së antikitetit të vonë.

Dritan Çoku, arkeolog