Kritiku i artit Josif Papagjoni, Gëzim Kamen e cilëson sa personazhin e tij, aq edhe të vetvetes e të të tjerëve, artistëve e lexuesve. Prandaj, në 2017-ën, vit ky që përkoi dhe me 70-vjetorin e artistit, Papagjoni vendosi që të rrëfejë “Gëzim Kamen, të vërtetat e artit dhe jetës sime”, në një botim. Vlerësime, gjurmë të lëna nëpër vite, por edhe bisedat më të.
“Kjo ka qenë një dilemë për mua. A ja vlente të shkruante një monografi për Gëzim Kamen apo jo? Pasi, zakonisht bëhet, pasi njeriu ikën nga jeta, edhe pasi është vlerësuar për kontributet e tij. Por, ky libër erdhi në mënyrë të vetvetishme, gjatë një bisede që kam bërë me të, por edhe si një dëshirë e imja edhe e tij, pasi ai e ka thënë në artë atë që kishte për të thënë. Mendoj se kame është një nga regjisorët më aktiv para dhe pas viteve ‘90”, thotë Papagjoni.
I rritur në një familje ushtarake, ku urdhri i kryefamiljarit nuk bëhej dy, Gëzim Kame na rrëfen fëmijërinë e tij në Tiranë, Gjirokastër e Berat. Në moshën 12-vjeçare në shtëpinë, Shtëpitë e Nanë karait, ku jetonte në Berat, me fantazinë e tij krijojnë mjedise teatrore me spektatorë. E kështu kjo lojë ku bileta kushtonte 2 lekë, do ta drejtonte drejtë një ëndrre
“Me një përgjigje nuk e gjykon dot, nuk e di si ka lindur, por duket ka qenë brenda meje. Edhe lus Zotin që përfundimi ka qenë normal, nuk kam bërë zgjedhje të keqe. Që në moshën 8-9 vjeç unë bëja teatër. Si lindi teatri tek unë? Lindi se i vetmi kontakt ishte filmi. Unë kam qenë i privilegjuar, pasi shefat e biletave sa më shihnin më fusnin të shihja filmat në kinema në Berat. Ata filma i riprodhoja, i projektoja në tavan, edhe kështu shihja pjesë nga filmi që kisha parë. Gradualisht më lindi ideja që të riprodhoja filmin që kisha parë më parë në bodrumin e shtëpisë. Krijonim me tim vëlla një lloj magjie, ku vinin të gjithë prindërit edhe më shihnin. Imitonim çdo gjë në mënyrë artistike”, rrëfen Gëzim Kame ndër të tjera.
