Gëzim Myshketa këndon këngën “Jon” të Gjebreas,ua dedikon fëmijëve të lindur në kohë të vështira

23 Prill 2020, 17:04

Baritoni i njohur Gëzim Myshketa nga karantina në Bari të Italisë ku jeton, vijon t’ia dedikoj perfomancat e tij ngjarjeve shqiptare dhe artit të krijuar në vite. Duke interpretuar këngën e Ardit Gjebresë, ai ua dedikon këtë këngë të birit dhe fëmijëve të lindur në një situatë tjetër të vështirë pas asaj të emigrimit masiv në 91-shin,kur lindi Joni, të cilit i dedikohet edhe kënga.