Gjallëria e fëmijëve mbush rrugët dhe parqet në Kukës

19 Prill 2020, 10:44

Edhe Kukësi këtë të dielë është gjallëruar nga fëmijët. Rrugët dhe lulishtja kryesore e qytetit u mbush me fëmijë dhe nëna që pas më shumë se një muaji në shtëpi, po shijojnë lojërat me njëri-tjetrin dhe motin e mirë me diell. Megjithatë ka edhe lëvizje të qytetarëve të tjerë që nuk përfshihen në fashën e liri-daljes, siç janë baballarët apo gjyshet dhe gjyshërit.