Gjashtë vite manipulim me kasat e pikave të karburantit, Braçe: Abuzuesit do i rikthejnë shtetit cdo qindarkë

3 Gusht 2019, 14:44

Në kuadër të luftës kundër informalitetit dhe kalimit në sitë të gjitha pikave të karburanteve zv/kryeministri Erjon Braçe i shoqëruar nga drejtoresha e Tatimeve inspektuan depozitat në Porto Romano, ku janë magazinat doganore dhe ku çdo pompë duhet të punojë vetëm nën regjim elektronik. Në ditët e fundit u arrestuan dy persona pasi u zbulua se kishin modifikonin kasat fiskale nëpër pikat e karburanteve duke kaluar nga sistemi automatik në atë manual. Skandali u zbulua nga 2013 por askush nuk hetoi, por Erjon Braçe u shpreh sot se të gjithë ata që kanë përfituar do i rikthejnë arkës së shtetit cdo qindarkë që është marrë në kushtet e mashtrimit.

"Ne po mundohemi të rikthejmë ligjshmërinë në të gjithë tregun, jo vetëm te karburantet, por në të gjitha tregjet që kanë transaksione të mëdha që natyrisht kanë detyrimin ti nënshtrohen edhe detyrimeve. Nuk duam asgjë përvec kësaj. Ne duam që cdo subjekt të kryejë një transaksion me faturë dhe kupton. Ligji e ka ndaluar regjimin manual të transmetimit nga kasat fiskale. Ne do ta cojmë deri në fund. Ka ndodhur më herët që është kryer veprimtari kriminale, prokuroria është duke u marrë janë arrestuar përgjegjësit e parë me ata që bënin manipulimin e sistemeve të transmetimit të kasave fiskale duke i kaluar në manuale dhe duke kryer një shmangie shumë të madhe fiskale.

Prokuroria po analizon. Në do të analizojmë cdo pompë që ishte përfshirë manipulim dhe në evazion fiskal dhe do i rikthejmë arkës së shtetit cdo qindarkë që është marrë në kushtet e mashtrimit. Këtu në Porto Romano ku është pika më e madhe e distrubuimit të karburanteve. Do të shtrihet në cdo cep të Shqipërisë 2 mijë pompa do të kalojnë në regjim automatik. Ne duhet të jeim të drejtë, të barabartë dhe ligjore për të vendosur rregull dhe për të garantuar të ardhura në buxhetin e shtetit. Ju kërkoj të respektojnë ligjin mos i bien telefonit të kurrëkujt, nuk do i ndihmojë askush" tha Braçe.

Skema masive e evazionit ne shitjen e karburanteve është goditur këto ditë, në kuadër të aksionit anti-informalitet të Tatimeve. Dy persona përfunduan në pranga në Elbasan nën akuzën e mashtrimit dhe evazionit fiskal me mallrat e akcizës, ndërkohë që hetimet janë shtrirë në mbi dhjetëra persona të tjerë. Sipas burime konfidenciale të Shqiptraja.com në qendër të skandalit është kompania Xhogu shpk, dhe te arrestuar jane Ermal Resulaj dhe Lulzim Hoxha, të akuzuar si organizatorë të kësaj skeme. Dy të arrestuarit modifikonin kasat fiskale nëpër pikat e karburanteve duke kaluar nga sistemi automatik në atë manual,të cilat ka vite që janë ndaluar dhe mund të përdoren vetëm në raste ekstreme, të lejuara nga institucionet shtetërore.

Kompanitë e naftës dhe gazit reduktonin manualisht deklarimet e shitjeve duke bërë evazion fiskal. Pastaj  ndahej fitimi mes ketyre qe u arrestuan, kompanive te karburanteve, kompanive te kasave fiskale dhe natyrisht inspektoreve të tatimeve. Evazioni ishte i organizuar mirë dhe fillonte që në pikat hyrëse të depozitave të shumicës, të stacionuara në Porto Romano, për të përfunduar në pikat e shpërndarjes me pakicë të naftës, benzinës e gazit natyror.

Por skandali brenda skandalit është që disa punonjes të firmës Xhogu, u kapën për herë të parë duke manipuluar kasat fiskale që nga viti 2013 nga Insistituti i Metereologjisë, por pavarësisht nga kallezimi që ishte bërë, as Tatimet as prokuroria nuk i kanë hetuar deri më sot. Pra dosja, megjithëse zbulonte veprime me pasoja shumë të rënda për arkën e shtetit, ka mbetur në sirtarët e organit të Akuzës për gjashtë vjet. Rasti qe ka sjelle tek arrestimet, është zbuluar para pak ditësh në një pikë karburante në hyrje të Elbasanit. Verifikme të tjera të realizuara nga drejtoria e Hetimit Tatimor në disa pika të karburantit në Tiranë dhe në Durrës kanë konfirmuar përmasën e fenomenit. Pas nje kallëzimi pranë prokurorisë Elbasan, është shpallur urdhër arresti për Ermal Resulajn dhe Lulzim Hoxhë