Gjashtë vite manipulim me kasat e pikave të karburantit: Dy të arrestuar në Elbasan

2 Gusht 2019, 21:14

Një skemë masive evazioni ne shitjen e karburanteve është goditur këto ditë, në kuadër të aksionit anti-informalitet të Tatimeve. Dy persona kanë përfunduar në pranga në Elbasan nën akuzën e mashtrimit dhe evazionit fiskal me mallrat e akcizës, ndërkohë që hetimet janë shtrirë në mbi dhjetëra persona të tjerë.

Sipas burime konfidenciale të Shqiptraja.com në qendër të skandalit është kompania Xhogu shpk, dhe te arrestuar jane Ermal Resulaj dhe Lulzim Hoxha, të akuzuar si organizatorë të kësaj skeme. Dy të arrestuarit modifikonin kasat fiskale nëpër pikat e karburanteve duke kaluar nga sistemi automatik në atë manual,të cilat ka vite që janë ndaluar dhe mund të përdoren vetëm në raste ekstreme, të lejuara nga institucionet shtetërore.

Kompanitë e naftës dhe gazit reduktonin manualisht deklarimet e shitjeve duke bërë evazion fiskal. Pastaj  ndahej fitimi mes ketyre qe u arrestuan, kompanive te karburanteve, kompanive te kasave fiskale dhe natyrisht inspektoreve të tatimeve.

Evazioni ishte i organizuar mirë dhe fillonte që në pikat hyrëse të depozitave të shumicës, të stacionuara në Porto Romano, për të përfunduar në pikat e shpërndarjes me pakicë të naftës, benzinës e gazit natyror.

Por skandali brenda skandalit është që disa punonjes të firmës Xhogu, u kapën për herë të parë duke manipuluar kasat fiskale që nga viti 2013 nga Insistituti i Metereologjisë, por pavarësisht nga kallezimi që ishte bërë, as Tatimet as prokuroria nuk i kanë hetuar deri më sot. Pra dosja, megjithëse zbulonte veprime me pasoja shumë të rënda për arkën e shtetit, ka mbetur në sirtarët e organit të Akuzës për gjashtë vjet.