Gjata te '5 Pyetjet': 3 mijë mjekë e infermierë rezervë!

6 Prill 2020, 22:51

"Ne kemi mjekë dhe infermierë të lirë në shtëpi. Dy javë punon një grup mjekësh dhe infermierësh dhe dy javë grupi tjetër. Për të pasur një grup të rëndësishëm në gatishmëri për ata që mund të preken nga virusi. Para disa ditësh një nga infermieret e kishte nënën të sëmurë me COVID rezultoi pozitive, por gjithë personeli tjetër që kishte punuar me atë rezultoi negativ, ne prapë i lamë një javë në shtëpi dhe rithërritëm atë pjesë që ishte në gatishmëri. Kemi mbi 3 mijë njerëz, mjekë, infermierë, sanitarë, stomatologë e studentë që janë pjesë e rezervave. Dhe sot filloi edhe trajtimi i këtyre. Në rang vendi përfundoi trajnimi i gjithë personelit" tha Gjata.